Ka përfunduar afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki.
Ditën e djeshme ka përfunduar edhe koha e vënë në dispozicion nga KQZ për kandidatët në këtë garë dhe tashmë janë të gjithë emrat që do garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për postin e kryebashkiakut në 5 bashki të vendit.
Bie në sy se Partia Demokratike ka zgjedhur të mos garojë me kandidatë të saj, por të mbështesë kandidatët e pavarur.
Kanë depozituar dokumetacion kandidimi:
- Bashkia Vlorë:
- Propozuar nga zgjedhësit z. Dionis Sota;
- Propozuar nga Partia Socialiste zj. Brunilda Mersini.
2. Bashkia Berat
- Propozuar nga zgjedhësit Pavlo Shkarpa;
- Propozuar nga Partia Socialiste z. Ervin Ceca.
3. Bashkia Cërrik
- Propozuar nga Partia Socialiste z. Florenc Doka;
- Propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” z. Eligert Hima;
- Propozuar nga zgjedhësit Amarildo Hoxha.
8. Bashkia Mat
- Propozuar nga Partia Socialiste z. Altin Bojni;
- Propozuar nga zgjedhësit z. Eduart Brahilika;
- Propozuar nga zgjedhësit zj. Suzana Pasha.
11. Bashkia Tepelenë
- Propozuar nga zgjedhësit, z. Gabriel Guma;
- Propozuar nga Partia Socialiste z. Gramoz Sako.




