Zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të Partisë Demokratike për 12 qarqet e vendit.

Pas publikimit të emrave të kandidatëve që do plotësojnë listën e mbyllur të Tiranës, janë bërë publikë dhe emrat e listave të sigurta në qarqet e tjera. Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat për kandidatë për deputetë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Deri në mesnatë pritet që partitë politike të dorëzojnë në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit.

PD nisi në orën 17:00 mbledhjen e Kryesisë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën. Ndërsa PS do ta mbledhë kryesinë në orën 19:00 për të përcaktuar po ashtu listën përfundimtare.

Kandidatët në listat e mbyllura të Partisë Demokratike:

Qarku Tiranë

  • Sali Berisha
  • Edi Paloka
  • Albana Vokshi
  • Belind Këlliçi
  • Flamur Noka
  • Jozefina Topalli
  • Besart Xhaferri 
  • Fatmir Mediu, Partia Republikane
  • Erisa Xhixho, Partia e Lirisë
  • Klevis Balliu
  • Mesida Doda
  • Tedi Blushi, Partia e Lirisë

Qarku Durrës

  • Oerd Bylykbashi
  •  Gent Strazimiri
  •  Manjola Luku
  •  Igli Cara
  •  Artan Luku, përfaqësues i Partisë Agrare Ambientaliste.

Qarku Lezhë

  • Agron Gjekmarkaj
  • Elda Hoti

Qarku Shkodër

  • Luciano Boçi
  • Greta Bardeli
  • Ramadan Lika
  • Kliti Hoti

Qarku Dibër

  • Xhelal Mziu
  • Denisi Vata

Qarku Elbasan

  • Tomor Alizoti
  • Edmond Haxhinasto, Partia e Lirisë
  • Klodjana Çapja
  • Blendi Himçi
  • Aurel Bylykbashi

Qarku Korçë

  • Ivi Kaso
  • Ledina Aliolli
  • Bledjon Nallbati

Qarku Fier

  • Gazment Bardhi
  • Luan Baçi
  • Eduart Sharka
  • Brunilda Haxhia, Partia e Lirisë
  • Saimir Korreshi

Qarku Berat

  • Eno Bozdo
  • Zija Ismaili

Qarku Kukës

  • Flamur Hoxha

Qarku Gjirokastër

  • Tritan Shehu

Qarku Vlorë

  • Bujar Leskaj
  • Atird Hoxha
  • Ina Zhupa
  • Vangjel Dule