Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, ka akuzuar mafian shqiptare në Ekuador, se është e porositur për të kryer sulme terroriste më 25 maj, ditën e zgjedhjeve në Venezuelë.

Gjatë një fjalimi publik, Maduro ka ngritur pretendimin se shqiptarët, të cilët, sipas tij, kontrollojnë grupet mafioze në Ekuador, kanë dërguar mercenarë për të kryer këto akte, duke shtuar se ata janë “terroristë”.

Sipas tij, aktivitetet “terroriste” rajonale lidhen me praninë e Erik Prince, themeluesit të grupit privat ushtarak “Blackwater”.

“Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin dërgoi disa nga mercenarët e saj për të vendosur bomba në Venezuelë. Ata janë kapur. Përballë kërcënimeve të reja: Votoni po, plumbat jo! Më 19 maj, Presidenti Nicolas Maduro denoncoi çmontimin në Venezuelë të një komploti sabotimi kundër zgjedhjeve të 25 majit të lidhur me mafian shqiptare, Daniel Noboa në Ekuador dhe Erik Prince në Shtetet e Bashkuara. Ky ekip garanton fitoren e paqes dhe sigurisë. Ne duhet të mbrojmë të drejtat kushtetuese të popullit tonë për paqe, stabilitet dhe qetësi”, thuhet në reagimin e presidencës venezueliane.