Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela.
Sipas këndvështrimit të tij të veçantë ka një sërë arsyesh që e çuan PD në këtë humbje dhe fitoren absolute të Ramës.
Ngjela gjithashtu bëri dhe një parashikim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me dy partitë më të mëdha në vend sipas optikës së tij.
“Sipas intuitës time nuk dalë e djathta, jo cdo e keqe vjen për të keq, vjen dhe për të mirë. Mënyra si u soll opinioni publik se i dha pushtet absolut, dhe një deputet dhe merr 2/3. Figura e Berishës është figurë historike, por vjen një moment i caktuar që politika e ka me ngopje, është si ngopja në kimi, ka krijuar ngopje, dhe nuk ka ditur të krijojë zëvendësim për të rigrupuar PD, por dhe vetë ka qenë me probleme, se është në proces penal. Janë të gjitha këto që sjellin një pikë, që kjo situatë erdhi për këto arsye. Tani problemi është a do vazhdojë gjatë?
A ka një burrë shteti që ka skemën e tij të zhvillimit? Se nuk e ka në favor 2/3. Nuk është problemi se ka staf, se ki staf sa të duash, por kur del këtu je vetëm. Këta u paraqitën si unë dhe unë, jo unë dhe ekipi. Rama është shtrati, historia ka filluar në 45, nuk është parti e 92shit.
Kur e panë ata ekspertët që unë isha i acaruar, po të themi që është shoqëri e majtë, Rama e ka avantazh këtë. PD e ka në dorë se ça mund të ndodhë në të ardhmen me PS. Nuk është e thjeshtë, por duhet të jetë e aftë të kapë krizën e kryeministrave të ardhshëm. Këta nuk e kanë nivelin e psik-analizës. Cdo kryeministër ka një konflikt të brendshëm, një debat me vetveten, këtë duhet ta përdorin ata. A mund të kalojë në diktator Rama? Jo, se vjen nga kultura, arti. Po të vinte nga jurispundenca nuk i dihet. Se vjen nga subkoshienti i tij, ka koshiencën e artistit. Ai operon nga figura, vjen nga piktura. Rama ka monologun e brendshëm. Rama ka përfituar nga kriza e PD. Kriza e PD nuk është ajo që thonë këta vullneti i pakontrolluar i Saliut. PD është në krizë psikologjike.
Është një parti që ka pasur lider, ka pasur mbretin, është krijues i PD ky që ka. Në mënyrë psikike, e ka subkoshiencën tek ky. Se kudo është folur për këtë. Politika është verb, dy janë verbe, dashuria dhe politika, dhe letërsia.
PD s`kishte gjë në dorë, por PD i ndodhi një fatkeqësi, që kryetari i saj nuk e bënte dot atë, të largohej. Se këtë e futën në akuzë. Nuk është në akuzë vetëm, është me gjithë familjen. Është e rëndë”.
A mund të shkojë Rama në autokraci?
Them që jo.
Cfarë pritet t`i ndodhë Saliut pas këtij rezultati?
Saliu është i përgatitur, është psikolog Saliu, është auto-psikolog. Nuk është cështja e individit, por po i bie përkrahja shoqërore.
Çfarë ndodh me PD?
Nuk bie PD. Politika është bipolare, të tjerat lodhen kot. I gjithë Perëndimi është bipolar, një të majtë dhe një të djathtë. Absolutizmi i pushtetit që Rama ka, e çon në dekadencë kryetarin. Ramës i është rritur pesha jashtë mundësive, nuk e ka marrë peshën me forcën e tij, e ka marrë si pasojë e krizës së tjetrit. Rama ka qenë me Saliun, jo se mban Saliun, por se fiton gjithmonë me të. Në politikë të bien aksionet, kjo i ka ndodh dhe Saliut. Nuk e pranon politika aksiomën përsëritja është mëmë e dijes, atë e ka shkenca.