Është zbuluar identiteti i autores që tronditi sot kryeqytetin pasi vrau motrën e saj me thikë brenda banesës tek rruga e Kavajës.

Ajo është Marsela Pushani, ndërsa 37-vjeçarja që ndërroi jetë quhet Armanda Pushani.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga autorja 37-vjeçarja ishte e alkoolizuar dhe se kishte kërcënuar të gjithë familjen se do t`i vriste.

“Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë,” mësohet të ketë thënë ajo.