Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit dhe bashkëshorti i Liridona Murselit, është porositësi për vrasjen e saj. Ai ka paguar 30 mijë euro një bashkëfshatarin e tij për të kryer vrasjen, dy netë më parë. 

Naim Murseli në Kosovë si ish-këshilltar i Behgjet Pacollit dhe pjesë e stafit të kreut të Aleancës Kosova e Re. Murseli në Facebook ka reklamuar vazhdimishit jetesën luksoze që ka bërë në Suedi dhe Kosovë, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin. Të shumta janë edhe fotografitë e tij me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë.

Sipas të dhënave, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi. Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për të diplomuar më pas. Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndyrshme suedeze.

Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi. Ndërkohë që nga martesa me Liridonën, Naimi ka dy fëmijë. Shkaku se pse Murseli pagoi për vrasjen e gruas së tij ende nuk dihet.