
Duket se nuk kanë të ndalur hakerat e grupit Homeland Justice.
Së fundmi ata kanë nxjerrë të dhënat personale të ish-kreut të Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), Helidon Bendo.
Në rrjetet sociale të tyre, hakerat e Homeland Justice kanë postuar një dokument me gjeneralitetet e Bendos, numrat e kartës së tij të identitetit dhe pasaportës si dhe një listë të gjatë me udhëtimet e kryera prej tij.
Në dokument janë edhe fotografitë e Bendos ndër vite.
Kujtojmë se më herët, hakerat e këtij grupi, postuan numrat e telefonave celularë të qytetarëve shqiptarë duke cënuar kështu privatësinë e të gjithë qytetarëve.
