Pas goditjes me grusht nga një person në protestë i identifikuar si Gert Shehu, shumë persona i janë vërsulur atij që i gjuajti me grusht Sali Berishës.
Mes tyre ka qenë edhe truprojat e Berishës. Ata e kanë sulmuar për disa minuta me grushte dhe shqelma dhe nuk dihet gjendja e tij.
Më pas ai është shoqëruar nga efektivët e policisë.
Ky person është neutralizuar menjëherë nga truprojat. Ndërsa kreu i opozitës Berisha ka mbetur i dëmtuar në fytyrë.