Një ngjare e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier.

Bëhet me dije se një 30-vjeçar, i identifikuar si Klaudio Çobaj  ka qëlluar me thikë në të gjithë trupin nënën e tij Donika Çobaj.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur pas një konflikit mes dyshes ndërkohë që menjëherë pas ngjarjes 30-vjeçari është larguar në drejtim të paditur.

Ndër të tjera mësohet gjithashtu se Donika Çobaj ndodhet në gjendje të rëndë në spital teksa është duke luftuar për jetën pas plagëve të marra.