Në një video nga ambientet e Kryeministrisë, Edi Rama ka folur për herë të parë për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn.
Ai tha se ishte ndër të parët që e ka dashur Reformën në Drejtësi , dhe se e ka ditur se çfarë mund të ndodhte.
“Unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon këtë besim duke kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në në mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin. Jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin, por nuk kam qenë dhe nuk jam kurrë të mbaj në shpinë askënd që e kujton shtëpinë e madhe të PS kurrizin e një kali që mund ta kalërojë”, tha Rama.