Kreu i PL, Ilir Meta rezulton më i votuari në burgun ‘313’, teksa ka arritur të marrë 58 vota.
Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Nga të dhënat e KQZ-së deri tani më i votuari në listën e PD është Jorida Tabaku e cila sapo ka kaluar 997 vota para Ilir Alimehmetit, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit.
Jashtë deri më tani ngelet gjithashtu Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.




