Serbia tenton të provokojë sërish ndërkombëtarët, duke shpallur 3 ditë zie për terroristët serb që vranë policin e Kosovës.

Kosova vazhdon të publikojë fakte që e lidhin vrasjen dhe sulmin në Kosovë me strukturat shtetërore të  Serbisë. Çfarë qëndrimi do të mbajnë ndërkombëtarët? Kush do të jetë fati i dialogut Kosovë-Serbi?

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story” në Top Channel u diskutua çështja e sulmit në Kosovë nga terroristët serbë dhe ekzistenca e frikës së një gjakderdhje tjetër.

“Grupet e ekstremit të djathtë po bëjnë tatuazhe fytyrat e atyre që kanë vdekur terroristë në Kosovë”

Sipas ekspertit të sigurisë, Ervin Karamuço, sot jemi shumë komodë të flasim politikisht, por meritën e ka NJSO (Njësia Speciale Operative e Kosovës).

“Nëse ata do kishin gabuar diku, nuk do flisnim kështu sot. Ndërkohë që Kosova është në një mision faktmbledhës se çfarë ka ndodhur, armët, gjurmët e gishtave, gjithçka, kush e planifikoi, në Beograd, të gjithë ato grupet e ekstremit të djathtë po bëjnë tatuazhe fytyrat e atyre që kanë vdekur terroristë në Kosovë.

Ne kemi fituar betejën e parë, por lufta sapo ka filluar,” tha Karamuço.