Situata politike brenda Partisë Demokratike ka qenë kohëve të fundit kryetema e politikës shqiptare, por edhe mediave dhe qytetarëve. Përplasja midis Berishës dhe Bashës i ka ndarë demokratët në dy kampe si në Romën e lashtë kur luftohej për privilegjet dhe pushtetin.
Edhe pse qindra vjet më vonë nga antikiteti, Sali Berisha dhe Lulzim Basha po bëjnë të njëjtën gjë po luftojnë për pushtet. Si armë të tyre po përdorin shtëpinë e demokratëve duke e kthyer atë beteja mitologjike e Helenës së Trojës, ku janë gati të djegin çdo gjë vetëm që ta marrin atë.
Sali Berisha si as nën mëngë për këtë betejë ka humbjet e njëpasnjëshme të zgjedhjeve nga Lulzim Basha qoftë lokale dhe të përgjithshme, pas taborrit të tij janë edhe njërëz, të cilët Basha i largoi nga privilegjet dhe duan t’i rimarrin me anë të Berishës.
Ndërsa Lulzim Basha ka deputetët e zgjedhur prej tij, administratën e PD dhe disa media që e mbështesin.
Por përveç armëve dy liderat kanë edhe mungesa në ‘municione’, p.sh Sali Berisha ka një vulë të zezë, atë të shpalljes NON-GRATA, nga aleati ynë më i rëndësishëm. Nuk është vetëm kjo mosha e tij dhe eksperienca e mëparshme si ka drejtuar partinë dhe pushtetin e bejnë jo favorizues.
Ndërkohë që Lulzim Basha ndryshe nga Berisha ka mangësi edhe më të mëdha dhe më e rëndësishmja është ajo që nuk i besojnë demokratët, Ata të cilët e votuan nuk e votojnë më dhe duan ta largojnë, nuk është se duan Berishën, por nuk duan Lulzim Bashën për shkak të CV dhe rezultateve të tij me Partinë Demokratike.
E gjitha kjo skenë të dukët si shtëpia e famshme e cila ka mbërthyer shqiptarët, “Big Brother Vip” ku bëhet lufta për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ndoshta duket si një krahasim absurd por unë do tua rendisë pse lufta Basha VS Berisha, i ngjan lojës “Big Brother VIP”.
Big Brother Vip është një ndër Reality Show më të suksesshëm, në Shqipëri. E marta dhe e premtja e boshatisin Tiranën dhe ulin trafikun, pasi qytetarët janë ulur për të shikuar ata banorët e shpisë më të famshme në Shqipëri.
Në Big Brother VIP njerëzit e famshëm kthehen në të zakonshëm. Sot Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë kthyer në njerëz të zakonshëm, pasi edhe ata po luftojnë për një çmim i cili është shumëfish më i madh se 100 mijë euro.
Big Brother VIP i nxjerr të pasurit e të famshmit nga shtëpia e tyre e rehatshme dhe i fut ne shtepinë më të famshme në Shqipëri. Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë dalë nga rehatia e tyre dhe po luftojnë me armët e tyre për trofeun me emrin “PD”.
Në Big Brother personazhet VIP po përjetojnë përvojën e vërtetë. Të izoluar nga bota jashtë, ata janë të ekspozuar para syve kurioze të shqiptareve 24 orë në 24 orë në 7 ditë të javës.
Këto muaj Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë qenë një nga personazhet më të ekspozuar, çdo lëvizje, deklaratë, postim i tyre përbën lajm. Dhe për ta mbyllur në Big Brother do ketë një fitues humbësi largohet, se kush do fitoj Big Brodher VIP dhe Big Brodher PD do e shikojmë.
Kujdes… demokratët ju vëzhgojnë!