Tiranë- Nesër nis rruga e kuvendeve për Partinë Demokratike njëra e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe tjetra nga Lulzim Basha më 18 dhjetor.
Tashmë rruga e Partisë Demokratike nuk kthim Sali Berisha nesër do mbaj kuvendin e thirrur prej tij në stadiumin “Air Albania”. Gjuha e ashpër ndërmjet Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, janë bër të shpeshta aq sa janë ndarë në dy grupe.
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë duket se do të presë delegatët e Partisë Demokratike të thirrur nga ish-lideri i saj, Sali Berisha në ditën e themelimit të PD-së.
Por kjo lëvizje e Berishës bie në kundërshtim me deklaratat dhe statuset e bëra prej tij, Berisha asokohe e quante “Arena e Hajnisë”.
“Arena e Hajnise me 21000 vende kushton 27 milione euro me shume se sa Stadiumi kombetar i Kosoves me 30000 vende!” Kulla Kristaq Rama dhe Molli familjar i klanit Mafioz Rama gllabrojne 50% te fondeve te asaj qe nisi si Arene Kombetare dhe perfundoi si aneks i pronave te Edvin Hajdutit dhe Klanit te tij mafioz!” ka thënë ish kryeministri I Shqipërisë, Sali Berisha.
Nga objekt sulmi, “Air Albania” u kthye për Berishën në mikpritësen e delegatëve.
Mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha në një studio telivizive pyetjes, po sikur të largoheni të dy për t’i dhënë fund këtij konflikti? Të vijë një person më i ri në krye të PD-së?
Edhe kreu i PD ia rikujtoi Berishës deklaratën për stadiumin “Air Albania”, të cilën ish lideri i PD e kishte pagëzuar me emrin “Arena e Hajnisë”.
“Lulzim Basha nuk është njeri konfliktual, është njeri i arsyes. Nuk ka konflikt, ka luftë të një njeriu që do të manipulojë çdo demokrat, që do t’i tërheqë shqiptarët pas një vendimi të caktuar nga SHBA.
Mashtrimet e tij marrin fund në 18 Dhjetor. PD dhe unë jemi përgatitur për t’ përballur me çdo situatë tubimit Berisha – Rama – Meta, i pagëzuar si “Arena e Hajnisë”, tha Basha.
Nuk dihet se si do shkoj nesër kuvendi i PD-s, a do shkarkohet Lulzim Basha dhe do rikthehet Berisha. Po në lidhje me verifikimin e kandidatëve çfarë do ndodhë, të gjitha këto kanë shumë pikë-pyetje. Nesër do marrim vesh çdo gjë dhe cila do jetë zgjidhja./Gazeta Shqip