Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë të shtunë disa ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Riorganizimi prek disa prej figurave kryesore të PS-së, ndërsa në disa qarqe drejtuesit politikë mbeten të pandryshuar.
Ndër emërimet më të rëndësishme është vendosja e Taulant Ballës si drejtues politik në qarkun e Tiranës, rol që do ta mbajë paralelisht me përgjegjësinë për koordinimin e diasporës. Në të njëjtin qark do të ketë edhe drejtues të tjerë politikë.
Nga ana tjetër, janë bërë lëvizje edhe në disa qarqe të veriut dhe qendrës së vendit, ndërsa në jug shumica e drejtuesve vijojnë në të njëjtat pozicione.
📌 Lista e drejtuesve politikë sipas qarqeve
- Tiranë
- Ogerta Manastirliu – drejtuese qarku
- Taulant Balla – drejtues politik
- Damian Gjiknuri – drejtues politik
- Fier
- Belinda Balluku – drejtuese politike
- Durrës
- Blendi Klosi – drejtues politik
- Berat
- Ervin Demo – drejtues politik
- Elbasan
- Arbjan Mazniku – drejtues politik
- Shkodër
- Enea Karakaçi – drejtues politik
- Vlorë
- Bledi Çuçi – drejtues politik
- Korçë
- Niko Peleshi – drejtues politik
- Dibër
- Ulsi Manja – drejtues politik
- Lezhë
- Ermal Nuhi – drejtues politik
- Gjirokastër
- Mirela Kumbaro – drejtuese politike
Ndërkohë, mësohet se Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi pritet të marrin detyra organizative në një prej njësive në kryeqytet, vendim që pritet të zyrtarizohet në vijim.
