
Emisioni investigativ i Top Story në Top Channel mbi mashtrimet mbi kreditë bankare është mirëpritur nga ana e shikuesve, të cilët menjëherë kanë dërguar mesazhe pafund për këtë denoncim të bërë në lidhje me institucionet financave.
Në adresën e emailit kanë ardhur denoncime pafund për institucionet financiare jobankë që kanë fundosur familjet shqiptare me kredi vrastare.
Ndërsa në mesazhet e tyre në rrjetet e tyre përveç se përgëzojnë për këtë emision shprehen se në një shtet normal, prokuroria duhet të kishte nisur hetimet.
Qytetarët ftohen të denoncojnë rastet e tyre në lidhje me këto mashtrime, duke i nisur ato në adresën: [email protected]
Emisioni investigativ Top Story solli të martën një skemë strukturuar nga fondacione apo institucioneve financiare, jo banka,ku shumë njerëz kishin rënë viktima e kredive të marra. Këto institucione blejnë kreditë e këqija të bankave apo dhe të institucioneve të tjera.
Këtu mund të ndiqni emisionin e plotë të transmetuar këtë martë.



