Në Vorë ka pasur një përplasje verbale mes Flamur Nokës, Albana Vokshit dhe disa qytetarëve gjatë procesit të votimit.

Situata u tensionua, por nuk raportohet për ndërhyrje të autoriteteve.

Ngjarja ndodhi në një prej qendrave të votimit në Vorë dhe u shoqërua me tone të larta, akuza dhe fyerje të ndërsjella.

Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu.

Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues

Noka: Do ta shohim pas 11

Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Unë shkoj me votu ti thua mos hy këtu. Ore mashtrues. Si më sjell njerëz të pish kafe me mu. Nuk ju dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë.
Unë kam ardh me avion me votu.

Vokshi: Sa ta blenë votën

Qytetari: Ju s’po më lini të votoj

Vokshi: S’më intimidon dot ti mua me këto sjellje