Një video e publikuar në rrjetet sociale, e cila pretendohet se tregon një episod dhune ndaj një vajze, ka shkaktuar reagime të shumta online.
Sipas pamjeve që po shpërndahen, disa vajza të mitura shfaqen duke ushtruar dhunë fizike ndaj një shoqes së tyre brenda një banese. Në video duket se e reja goditet me grushte e shuplaka, tërhiqet nga flokët dhe poshtërohet, ndërsa një tjetër e pranishme vijon të filmojë situatën pa ndërhyrë.
Sipas postimeve të shpërndara në Instagram, personat e dyshuar si të përfshirë janë identifikuar si Nela Lamaj nga Fieri, së bashku me dy vajza të tjera me emrat Klea dhe Marinza. Në rrjet ato janë përmendur edhe me një nofkë të përbashkët si “Muskutjeret e Fierit”, ndërsa fotot e tyre po qarkullojnë gjerësisht në platformat sociale.
Në disa prej postimeve online është vënë në dukje edhe një tatuazh me kallash në dorën e njërës prej vajzave, i cili është komentuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Gjithashtu sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur një muaj më parë dhe njoftohet se vajza e dhunuar ka shfaqur pas sherrit probleme të shëndetit mendor ku po trajtohet në qendra spitalore. Bëhet me dije se policia ka nisur procedimet por njëra prej vajzave është ende në kërkim.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa pritet verifikimi zyrtar i pamjeve dhe i rrethanave të rastit nga autoritetet përkatëse.

