“Në familjen time ka 14 persona të vrarë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha. Ne kërkojmë drejtësi, unë jetoj për të dëshmuar”.
Kjo ishtë një pjesë e intervistës së dhënë nga Zylfie Haklaj për Top Story në Top Channel, që theu audiencën televizive në Shqipëri, dhe zbuloi fakte të panjohura mbi vrasjet që tronditën Tropojën.
Për herë të parë, “Shota” e Haklajve theu heshtjen dhe foli me detaje mbi sagën e vrasjeve në Tropojë, ku përgjegjës kryesor, me emër dhe mbiemër, bëri Sali Berishën.
Ish-kryeministri, Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Kjo Jave” të Nisida Tufës në News24, por ai nuk ka folur në lidhje me vrasjet e Haklajve.
Edhe pse ishte dalja e parë publike, pas publikimit të intervistës së Zylfie Haklajt, Berisha nuk tha asnjë fjalë për akuzat e rënda në drejtim të tij.
Sali Berisha zgjodhi heshtjen, duke e shtuar edhe më shumë misterin rreth deklaratëve që thuhen për të, lidhur me këtë ngjarje.