Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë pas vendimit të gjykatës për statutin e ri të partisë.
Bëhet me dije se në mbledhje mori pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse nuk i kishte mbërritur zyrtarisht një ftesë.
Ndërkohë që mësohet se ka munguar Lulzim Basha por edhe një grup tjetër i konsiderueshëm i anëtarëve të tjerë të PD.
Deputetët që mungojnë:
Lulzim Basha
Alfred Rushaj
Grida Duma
Agron Gjekmarkaj
Orjola Pampuri
Kreshnik Collaku
Flutura Acka
Ilda Dhori
Sikurse duket edhe në fotot e mëposhtme, mbledhja drejtohet nga Enkelejd Alibeaj ndërsa krah tij janë ulur deputetët Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi.
Ndërkohë Sali Berisha është ulur së bashku me deputetët Tritan Shehu dhe Agron Shehaj. Në mbledhjen e grupit të PD, bie në sy ndër të tjera dhe sloganet e reja që ka vendosur Partia Demokratike.
“Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, thuhet në sloganin e PD që shfaqet në pamjet e mëposhtme./ Gazeta Shqip