Edhe pse ka kaluar gati 1 javë nga tragjedia që i mori jetën 2 fëmijëve në Spitallë të Durrësit, plaga për ngjarjen e rëndë vijon të mbetet e hapur në mendjen e kujtdo.

Një e diel e qetë me diell, ku 4 fëmijë po luanin me njëri-tjetrin në trotuar, nuk dihej që nga momenti në moment do ta kthente lagjen 15 të Durrësit në skenën më të rëndë të kronikës së kohëve të fundit.

Emisioni “Artkand” në Top Channel i ka kushtuar një pjesë me një monolog rrëqethës dy vogëlushëve që ndërruan jetë fatkeqësisht.

Ky interpretim prekës vjen nga Alkeo Neziri, me tekst të shkruar nga Ida Nurçe.