Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur në Tiranë në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit, ku një makinë “BMW x6” u përplas tek diga e liqenit artificial.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se 26-vjeçari i arrestuar Eldi Allushi, i cili ishte pronari i mjetit, nuk ishte brenda makinës në momentin e aksidentit.
Automjeti drejtohej nga Emiliano Nina, kushëriri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, teksa pasagjer në të ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit.
Para hetuesve, Eldi Allushi ka treguar se fillimisht dha dëshmi të reme për shkak se nuk dontë që t’i bënte keq Emiljanos, ndërsa shton se ky i fundit ia kishtë kërkuar makinë sepse do dilte me një shoqe. Nga ana tjetër, mësohet se hetuesve në telefon Eldi Allushi u ka thënë se s’ka konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre. Ky deklarim ka rezultuar alibi per te fshehur të vërtetën e aksidentit.
Eldi Allushi: Si tregova policisë se s’doja ti bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marre një shoqe dhe unë ja dhashë. Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë qe do paraqitem vetë në polici. Për 5 ore nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë.
Nga ana tjetër, kushëriri i tij ka treguar se Nina ishte nënë efektin e alkoolit kur ndodhi aksidenti pasi kishte konsumuar 3 birra.
Jurgen Allushi: Unë kisha pire një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra kur ndodhi aksidenti.
Emiljano Nina është ende në kërkim teksa policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.