Nisma Thurje ka prezantuar kandidatët kryesorë të saj 12 qarqet e vendit. Listës së shpallur nga kryetari i Nismës, Endrit Shabani i mungon emri i doktorit të njohur Artan Koni, i cili fillimisht u shpall se do të kandidonte në qytetin e Durrësit.
Në listën e 177 kandidatëve në shkallë vendi mësohet se i mungon emrin i Konit, doktorit që denoncoi koncesionin e Ministrisë së Shëndetësisë për sterilizimin.
Pikërisht një muaj më parë Shabani do ta promovonte Koni si kandidatin që do të ishte për listën e Nismës për qarkun e Durrësit.
“ARTAN KONI PËR #DURRËSIN. Mjeku Artan Koni, MD do të jetë kandidat për mandatin e deputetit në qytetin bregdetar të Durrësit. Ai ishte i pari mjek që denoncoi abuzimet me tenderat dhe PPP- të që u dhanë në sektorin e shëndetësisë, e sidomos ai i sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Ky denoncim do të ishte edhe dosja e parë për gjyqtarët e SPAK. Dosje kjo e cila fle ende në sirtaret e pluhurosura të drejtësisë së re, por me zakonin e vjetër. Mos ndëshkueshmëria është dëmi më i madh që po u bëhet sot Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruante Shabani në postimin e tij më datën 7 shkurt.
Ai do ta cilësonte në fjalën e tij si një nga mjekët më të guximshëm. “është nja qytetarët që ka guximin për të përballur me një oligarki që po konsolidohet akoma më shumë”, ishte vlerësimi i Shabanit për mjekun Koni.
Por duket se ka pasur një përplasje në hartimin e listave, pasi në këtë qark do të kandidojë vetë Shabani që kryeson listën dhe Egriselda Allushi e renditur e dyta. Vetë Shabani si kryetar partie do të kandidojë 4 qarqe njëherësh Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë.
Lista e shpallur nga NISMA
Tirana
Nr.1 Panajot Soko – Ekonomist
Nr.2 Endri Shabani – Pedagog
Durrës
Nr.1 Endri Shabani – Pedagog
Nr.2 Egriselda Allushi – Mjeke
Shkodër
Nr.1 Amel Pervizi – Ekonomist
Nr.2 Endri Shabani – Pedagog
Lezhë
Rigerta Loku – Fermere
Korçë –
Nr. 1 Klajdi Pllaha – Mësues
Nr.2 Endri Shabani – Pedagog
Elbasan
Rudina Hajdari – Deputete
Fieri
Andi Demo – Diplomat
Vlora
Enriko Kaçaj – Sipërmarrës
Kukës
Arbër Ndreu – Trajner sporti
Gjirokaster
Kristaq Begzo – Sipërmarrës
Berat
Agur Sadiku – Sipërmarrës