
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka mbajtur ditën e sotme një komunikim për mediat nga Kryesia e Kuvendit teksa i ka bërë një thirrje urgjente kryeministrit të vendit Edi Rama.
Në fjalën e tij Alibeja ka kërkuar të shpallet gjendja e emergjencës dhe fatkeqësisië si pasjë e kushteve të vështira meteorologjike.
Sipas deputetit gjendja e fatkeqësisë duhet të shpallet përkatësisht në 3 qarqe, Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
“Do të doja t’ju bëja me dije se një pjese e kolegëve tanë, deputetë të PD përfaqësues në tre qarqe të goditura kanë inicuar një kërkesë ku kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë në këto tre qarqe Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar ara, të mbjella, pasuri të qytetarëve. Dhe më tragjike situatën e bën dëmtimi i shëndetit siç ishte dhe rasti i humbjes së jetëve babë e bir në Malësi të madhe. “- tha Alibeaj.
