
Pas konfliktit të vazhdueshëm që ekziston tashmë prej dekadash në Lindjen e Mesme mes Palestinës dhe Izraelit, dhe pas zotimit të presidentit amerikan Trump, se ai do të ndikojë për t’i dhënë një zgjidhje këtij konflikti ka ardhur më në fund edhe propozimi konkret nga Shtëpia e Bardhë.
Gjatë takimit të presidentit Trump me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu , presidenti amerikan u shreh se ka gati një plan sesi mund ta shuajë konfliktin mes dy vendeve. Konflikt ky që ka shkaktuar viktima e të vrarë gjatë gjithë këtyre viteve.
Duhet thënë se konflikti mes dy vendeve i ka rrënjët e hershme. Nga njëra anë qëndrojnë palestinezët të cilët kërkojnë që izraeli të tërhiqet nga ndërtimi i banesave në Bregun Perëndimor, vend ky i populluar nga 3 milion palestinezë në mes të cilëve janë vendosur edhe 400 mijë izraelitë. Fakt ky çka e bën edhe më të ndjeshëm konfliktin mes të dy palëve.
Por ketij konflikti me ardhjen në pushtet, Trump kishte premtuar se do t’i jepte fund. Madje pikërisht për këtë arsye presidenti amerikan kishte deleguar Këshilltarin e Lartë, njëkohësisht dhëndrin e tij Kushner.
Ky i fundit që në vitin 2017 po merret me zhvillimin e bisedimeve dhe hartimin e planit që do ti jepte fund njëherë e mirë këtij konflikti. Madje për këtë ai kishte premtuar se shteti amerikan do të vendoste plot 50 miliard euro për të ndihmuar në rimëkëmbjen e Palestinës dhe zonave të dëmtuara rreth saj.
Planin e tij për shuarjen e konfliktit, Trump, e ka cilësuar si "marrëveshja e dy shteteve". Kjo marrëveshja parashikon që kryeqyteti palestinez të përfshijë zona të Jeruzalemit Lindor, dhe gjithashtu ai ka thënë se plani i tij parashikon edhe dyfishimin e sipërfaqes aktuale që ka Palestina.
Madje të njëjtin qëndrim ka pasur edhe kryeministri izraelit që e ka cilësuar këtë plan si "marrëveshja e shekullit".
Por nga ana tjetër duket se ky plan nuk është pritur mirë. Në Evropë dhe OKB ka patur vetëm disa reagime të vakëta, ndërsa në Palestinë janë zhvilluar protesta kundër këtij pakti, pasi shihet si një mënyrë për të pamundësuar përfundimisht ndërtimin e shtetit palestinez.
Të njëjtin qëndrim ka patur edhe Organizata për Çlirimin e Palestinës dhe udhëheqësi palestinez që është shprehur se nuk do të pranojë asnjë plan që vjen nga amerikanët.
Ndaj edhe këto reagime ndaj planit amerikan na lënë të kuptojmë se as kjo marrëveshje nuk do mundet t’i japë fund konfliktit të hershëm e të vazhdueshëm mes Palestinës dhe Izraelit