Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për të vazhduar jetën parlamentare.

Nga një hulumtim i gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, në jetëshkrimet e atyre që do të ulen në parlamentin e ri, sikurse edhe në legjislaturat e shkuara profesionet më dominuese të deputetëve të dalë nga 11 Maji, janë ato të ekonomistëve dhe juristëve.

31 është edhe numri deputetëve të rinj që kanë studiuar ekonomi – financë dhe administrim biznesi. Në krah të njeriut të shifrave dhe gazetarisë në parlament Erion Braçe do të jetë edhe ekonomisti tepelenas Tërmet Peçi, bashkë me dy socialistët e tjerë fitues Ceno Klosi dhe Petrit Malajn. Ndërsa studimi në Amerikë i Belind Këlliçit pritet të jetë një vlerë e shtuar në parlament kur do të flitet për çështjet e menaxhimit ekonomik.

DEPUTETËT EKONOMISTË

  • Erion Braçe- Ekonomi
  • Tërmet Peçi- Ekonomi
  • Ervin Demo- Ekonomi
  • Petrit Malaj- Ekonomi
  • Adi Qose- Ekonomi
  • Ceno Klosi- Ekonomi
  • Klevis Jahaj- Ekonomi
  • Bora Muzhaqi- Ekonomi
  • Xhelal Mëziu- Ekonomi
  • Bledjon Nallbati- Ekonomi
  • Mesila Doda- Ekonomi
  • Besart Xhaferi- Ekonomi/Shkenca politike
  • Bujar Leskaj- Ekonomi /Jurist
  • Delina Ibrahimaj- Financë-Bankë
  • Ornaldo Rakipi- Financë/Kontabilitet
  • Elton Korreshi- Financë
  • Milva Ekonomi- Statistikë/Ekonomi
  • Antoneta Dhima- Plan Financë
  • Anila Denaj- Financë/ Menaxhim Bankar
  • Ledina Alolli- Marketing
  • Jorida Tabaku- Administrim Biznesi
  • Klodiana Çapja- Administrim Biznesi
  • Xhenis Çela- Administrim Biznesi
  • Etleva Budini- Administrim Biznesi
  • Evis Kushi- Administrim Biznesi
  • Enno Bozdo- Administrim Biznesi
  • Marjana Koçeku- Agro-Biznes
  • Fidel Kreka- Menaxhim Biznesi
  • Belind Kellici- Shkenca Menaxhimi
  • Genti Lakollari- Inxhinieri Agro Ushqim
  • Dhimitër Kruti- Inxhinieri Agrare

27 është numri juristëve deputetë të cilët do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Krahas atyre me shumë mandate si Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi apo Fatmir Xhaxha ekspertizës juridike të parlamentit i shtohet ajo e ish gjyqtarit Gjin Gjoni dhe ish prokurorit Arjan Ndoja përfshi atë të Adriatik Lapajt.

DEPUTETËT JURISTË

  • Ulsi Manja- Jurist
  • Damian Gjiknuri- Jurist
  • Oerd Bylykbashi- Jurist
  • Gazment Bardhi- Jurist
  • Fatmir Xhafaj- Jurist
  • Saimir Korreshi- Jurist
  • Blendi Himçi- Jurist
  • Ivi Kaso- Jurist
  • Adriatik Lapaj- Jurist
  • Gjin Gjoni- Jurist
  • Arian Ndoja- Jurist
  • Ani Dyrmishi- Jurist
  • Saimir Hasalla- Jurist
  • Olsi Komici- Jurist
  • Bledi Çomo- Jurist
  • Bledar Çuçi- Jurist
  • Gent Strazimiri- Jurist
  • Ramadan Likaj- Jurist
  • Igli Hasani- Fakulteti Drejtësisë
  • Belinda Balluku- Juriste
  • Aurora Mara- Juriste
  • Aulona Bylykbashi- Jurist
  • Adea Pirdeni- Juriste
  • Erjona Ismaili- Juriste
  • Elda Hoti- Juriste
  • Greta Bardeli- Juriste
  • Erisa Xhixho- Juriste

Krahas doktorit të vjetër Sali Berishës dhe në mungesë të doktorit të ri Ilir Alimehmeti i cili mori mbi 16.000 vota por nuk u fut dot në parlament, në sallën e kuvendit të ri do të kemi 12 ligjvënës të cilët profesionin e parë në jetë kanë patur atë të mjekut.

DEPUTETËT MJEKË

  • Sali Berisha- Mjek
  • Bardh Spahia- Mjek
  • Flamur Noka- Mjek
  • Asfloral Haxhiu- Mjek
  • Tritan Shehu- Mjek
  • Enriketa Jaho- Mjeke
  • Klodiana Spahiu- Mjeke
  • Ilirian Pendavinji- Mjek
  • Zija Ismaili- Mjek
  • Brunilda Mersini- Mjeke
  • Loer Kume- Stomatolog
  • Manjola Luku- Farmaciste

8 deputetë janë me profesion inxhinier.

DEPUTETËT INXHINIERË

  • Blendi Klosi- Inxhinieri Elektronike
  • Niko Peleshi- Inxhinieri Elektronike
  • Fatmir Mediu- Inxhinieri Gjeologji Miniera
  • Edi Paloka- Inxhinieri Gjeo Fizike
  • Albana Vokshi- Inxhinieri/Administrim Publik
  • Besa Spaho- Inxhinieri Ndërtimi
  • Onid Bejleri- Inxhinieri Civile
  • Redi Muci- Inxhinier Strukturash

Nuk do ti mungojnë parlamentit të ri deputetët biznesmenë nga të dy kahet politikës. Atyre ekzistues si Vullnet Sinaj, Flamur Hoxha dhe Agron Shehaj do ti bashkohen edhe Vasil Llajo me Skënder Pashajn. Nga ana tjetër, rikthehet në parlament në grupin e biznesmenëve Tom Doshi.

DEPUTETËT BIZNESMENË

  • Vullnet Sinaj- Biznesmen
  • Flamur Hoxha- Biznesmen
  • Agron Shehaj- Biznesmen
  • Tom Doshi- Biznesmen
  • Vasil Llajo- Biznesmen
  • Skender Pashaj- Biznesmen

Gjashtë pedagogët në parlament do ti udhëheqë nga profesori Agron Gjekmarkaj nënkryetari aktual i kuvendit.

DEPUTETËT NGA BOTA UNIVERSITETARE

  • Agron Gjekmarkaj
  • Jorida Tabaku
  • Iris Luarasi
  • Ina Zhupa
  • Hatixhe Konomi
  • Zamira Sinaj

Tetë është numri deputetëve që vina nga fusha e arsim dhënies.

DEPUTETËT ARSIMTARË

  • Alma Selami- Mësuesi
  • Ana Nako- Mësuesi
  • Marjeta Neli- Mësuesi
  • Lindita Nikolla- Mësuesi
  • Luan Baci- Histori Gjeografi
  • Vangjel Dule- Anglisht
  • Luciano Boçi- Gjuhë Letërsi
  • Mirela Furxhi- Përkthyese

Taulant Balla nuk do të mbetet vetëm në parlament si studiues i shkencave politike. Do të ketë në krah yllin në ngjitje të PS Elbasan, Sara Milen, bashkë me dijen e marrë në Londër prej demokratit Klevis Balliu, i cili rikthehet në parlament.

DEPUTETËT E SHKENCAVE POLITIKE

  • Taulant Balla- Shkenca politike
  • Sara Mila- Shkenca Politike
  • Klevis Balliu- Shkenca Politike
  • Arkend Balla- Shkenca politike

Nuk do të mbeten pa përfaqësim në parlament Shkencat Sociale si dhe nga shkencat e natyrws.

DEPUTETË NGA SHKENCAT SOCIALE DHE SHKENCAT E NATYRËS

  • Albana Koçiu- Shkenca Sociale
  • Erjon Mile- Shkenca Sociale
  • Pirro Vengu- Histori Filozofi
  • Jozefina Topalli- Shkenca Matematike/ Fizike
  • Igli Cara- Biokimi
  • Fadil Nasufi- Biologji kimi
  • Eduard Shalsi- Biologji Kimi
  • Ogerta Manastirliu- Inxhinieri Kimi Shkenca natyre

Ekspertizën e marrëdhënieve ndërkombëtare në parlament do ta sjellin tre deputetë. Me tyre kryetarja aktuale e kuvendit Elisa Spiropali dhe ish shefja e diplomacisë Olta Xhaçka.

DEPUTETËT E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

  • Elisa Spiropali- Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Olta Xhacka- Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Erion Malaj- Diplomaci

Nëse vala e punës parlamentare do ti lodhë deputetët e rinj ata s’kanë pse të dalin jashtë perimetrit të parlamentit për t’u qetësuar. Kanë në gjirin e tyre tre kolegë që vinë nga psikologjia.

DEPUTETËT PSIKOLOGË

  • Romina Kuko- Psikologji
  • Kiduina Zaka- Psikologji
  • Ermal Pacaj- Psikologji

Si asnjëherë më parë komuniteti medias do të ketë në parlamentin e ri katër ish gazetarë të cilët duhet të mbajnë peshën e ligjvënësve e për tu komportuar nga gazetaria tek politika frontale parlamentare.
Ish kryeredaktorit një gazete si Tedi Blushi dhe zëri analizës politike Iris Luarasi do ulen në kahe të kundërta në sallën e parlamentit.

DEPUTETËT GAZETARË

  • Arbjan Mazniku- Gazetari / Komunikim Publik
  • Tedi Blushi- Gazetari
  • Iris Luarasi- Gazetari
  • Ardit Bido- Gazetari

Vendet e lëna bosh të ish-deputetëve me formim ushtarak si Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu do të zënë tre të tjerë.

DEPUTETËT USHTARAKË

  • Kastriot Piroli- Akademia Skënderbej /Ushtarak
  • Agron Malaj- Akademi ushtarake Skënderbej
  • Ervin Hoxha- Shkenca sociale/ Akademi Sigurie

Nuk do të mungojnë deputetët që vinë nga fusha e menaxhimit si Ermal Elezi. Arkitektët do ti përfaqësojë Ilva Gjuzi ndërsa Sabina Jorgo do të sjellë në parlament eksperiencën e mirë-menaxhimit të Burime Njerëzore dhe rekrutimit./ Top Channel