Protesta e qytetarëve e nisur nga shkolla “Fan Noli” për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur në Ministrinë e Arsimit.Ë

Një protestuese ka lexuar mesazhin që i ka ardhur nga nëna e të ndjerit Martin Cani.

“Përshëndetje. Një mesazh i ndjerë nga mami i Martinit.”

“Falenderoj gjithë popullin që po proteston. Nuk mendoj se ka fjalë përshkruajnë dhimbjen që la pas djali im. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë. Ja morën të dyja. Mos e provoftë njeri këtë dhimbje. Faleminderit për mbështetjen. Me respekt Florina Cani”-lexoi protestuesja.