Gazetari Roland Qafoku ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli në lidhje me ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tij, Artur Zheji.
Teksa tregoi se si Qafoku vetë e njihte Zhejin, gazetari tregoi një episod të veçantë, nga një intervistë që kishte patur me të ndjerin. Ai tregoi për miqësinë e ngushtë mes kryeministrit Edi Rama dhe Zhejit, e cila daton shumë vite m parë.
“Rama ishte një ndër miqtë më të afërt të Artur Zhejit. Ata njihen prej shumë vitesh. Po ta shihje dhe reagimi i Ramës për ndarjen nga jeta ishte plot kode. Në intervistën që kam patur me Zhejin, më tregoi një episod t veçantë në raportin e tyre. Ka qenë koha kur Rama ishte në shkollë, teksa Zheji ishte pak më i madh se ai. Zhejin e kishin përjashtuar nga shkolla dhe ndërkohë vijonte të shoqërohej me Ramën. Prindërit e këtij të fundit ishin të shqetësuar sepse thoshin që djali ynë po merr rrugë të keqe. Kishin frikë se e përjashtonin dhe Ramën. Ata takuan Zhejin dhe i thanë ‘Hiq dorë nga miqësia me djalin tonë’. Kjo pastaj u kalua dhe ata mbetën miq të mirë”– tregoi Qafoku.