Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, donte që takimin e tij me simpatizantët e partisë në qytetin bregdetar të Himarës, ta kthente në një spektakël të vërtetë.

Brohorimat  e simpatizantëve duket se nuk ishin mjaftueshëm, por një numër i veçantë me parashutë, sigurisht që do të rrëmbente vëmendjen.

Por ky show desh u kthye në tragjedi, pasi diçka nuk shkoi nga ana teknike me parashutën, incident që për fat të mirë nuk pati pasoja të rënda.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Në parashutën që mbante emrin e deputetit Vullent Sinaj, parashutisti pësoi një defekt në anën e majtë të motorit, duke rënë në plazhin e Potamit ku kishte me dhjetëra fëmijë duke luajtur.

Parashutisti i identifikuar nga policia si 28-vjeçari Xhonatan Islami, u lëndua por është jashtë rrezikut për jetën.