Trupi i një 33-vjeçari shqiptar është zhdukur dhe nuk gjendet nëpër areoportin e Romës. Skandali lidhet me rastin e trupit e të ndjerit, Shkëlzen Elezaj, ku familjarët po presin prej ditësh arkivolin me trupin e të ndjerit, por në Romë deklarojnë se është ngatërruar me avionin e mallrave, duke mos mbërritur kështu në Tiranë.


Një denoncim ka ardhur në adresën e Gazeta “Shqip”, ku bëhet e ditur se arkëmoti i të riu tshqiptar, i cili ka ndërruar jetë dy javë më parë në Angli, është harruar në Romë.


Miq të shqiptarit Shkëlzen Elezaj bëjnë me dije se 33-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me motor uji në brigjet e Britanisë dhe ky lajm është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat angleze.



“Doja të bëja një lajmërim sesi një shoku jonë që ka vdekur para 2 javësh në Angli, e ka pasur biletën e avionit për ta kthyer sot (të hënën), por trupi i tij është harruar në Itali, në Romë. Është shumë urgjente, pasi ka vdekur që dy javë dhe është e drejta e tij të prehet në atdheun e tij. Është racizëm, pasi ato kane transferuar mallra të tjerë edhe trupi i tij është harruar”, thuhet në denoncimin a ardhur në “Gazetën Shqip”.



Ato kërkojnë dhe apelojnë për ndërhyrjen e ministrisë së Jashtme, pasi duke qenë se i trupi i të ndjerit ka ndenjur një javë në ujë nuk mund të rezistojë më shumë dhe se duhet të prehet në vendin e tij.


Sakaq familjarët kanë kontaktuar edhe me autoritetet shqiptare, ku shprehen se arkivoli i të ndjerit mund të vijë të mërkurën në darkë.


Më datë 10 gusht të këtij viti, BBC shkruante se ishte gjetur trupi i pajetë i një personi, i cili ishte raportuar i zhdukur.


Kufoma e shqiptarit Shkëlzen Elezaj, 33 vjeç, nga Oxfordshire u gjet në brigjet e Hampshire. I riu ishte parë për herë të fundit në motor uji duke lënë Lymington për të shkuar në “Langstone Harbour”.


Hampshire Constabulary deklaroi se trupi i pajetë ishte gjetur në Solent. Gjithashtu, BBC shkruante se një telefon celular u gjet në bordin e “Yamaha Waverunner”.  



©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.