Finalja e “Conference League” e cila do luhet të mërkurën e 25 majit në Tiranë, do sjellë edhe bllokimin e shumë akseve rrugore.

Mësohet se të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite. Bëhet me dije se rrugët ku do të lejohet qarkullimi me automjete është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit.

Sakaq 25 maji e shpallur si një ditë pa makina, do të jetë edhe një pushimi për institucionet publike në Tiranë.

Finalja e “Conference League”, do të luhet në “Air Albania” në orën 21:00 mes Romës dhe Feyenoordit të Roterdamit.

Për këtë Gazeta Shqip zhvillon këtë sondazh për të ditur mendimin tuaj, nëse jeni dakord apo jo me masat. Votoni më poshtë: 

Poll