Në studion e “Shqipëria LIVE” ditën e sotme në Top Channel u diskutua për kërkesën e pazakontë që i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, bëri pak ditë më parë.

Ky i fundit kërkoi që të rrëfehej tek pastori me origjinë franceze. Ky pastor jeton në Shqipëri dhe kishte kontakt me Dumanin edhe para burgorsjes së tij.

Gazetari Sokol Bregu u shpreh se policia nuk ka të drejtën t’u kërkojëve pastorëve për rrëfimet që i burgosuri ka bërë.

“Lexova për 2 orë se si e ruajnë fjalën pastorët. Mbrohet me të gjithë mënyrat, nga kisha, as policía nuk e detyron dot pastorin të tregojë se çfarë ka thënë. Mund të rrëfejë krimin më të rëndë që ekziston e pastori nuk e nxjerr. Ky është rasti i parë që një i burgosur kërkon të rrëfehet.

Faljen dhe rehabilitimin mund ta marrësh vetëm në një objekt kulti, nuk mund ta marrësh në institucione. Ai është ushtrimi i së drejtës së tij. Dumani nuk është një pjesë e një trafiku ku të detyrojnë të vrasin.

Ai një moment mbeti pa para, dhe nisi dhe një armiqësi me shokun të cilit i vrau vëllain. Këtu nisi konflikti me Talo Çelën që shkoi më pas në 10 vrasje të tjera. Ai i ka thënë Çelës se ka mbetur pa para dhe më gjej një vrasje. Talo Çela nuk e ka marrë me vete dhe këtu u prish çdo gjë mes tyre,” tha Bregu.

“Kjo është gjë tipike e mafiozëve, këtu i referohemi vendit fqinj, madje disa prej  tyre kanë mbajtur dhe Padre Pion tek koka. Ka raste dhe kur në burg krijojnë një ambjent faljeje. Pastori nuk mund të ekspozojë atë çfarë i burgosuri ka për të rrëfyer,” u shpreh Softa.