Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e sotme në Rrëshen.

Shtetasit Martin dhe Enrik Bardhaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Sajmir Reçi.

Ky i fundit është nipi i biznesmenit Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në vitin 2020 në Rrëshen. Mbrëmjen e sotme nipi i tij Sajmiri iu ka mbijetuar plumbave, por teksa tentoi të largohej ka humbur kontrollin e automjetit të blinduar me të cilin po lëvizte dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Konflikit në fillim ka nisur mes dy të rinjve të fiseve Reçi dhe Bardhaj por më pas ka agravuar në përdorimin e armëve. Edhe në të kaluarën mes dy fiseve ka patur debate.

Policia ka shpallur në kërkim babë e bir, shtetasit Martin dhe Enrik Bardhaj.