
Operatori TIBO edhe pas marrjes së 4 gjobave nga Autoriteti i Medias Audiovizive vijon piratimin e kanaleve televizive të Platformës Digitalb, piratimin e Televizionit Kombëtar TOP Channel, Top News e të tjera, si dhe piratimin e eventeve sportive të blera ekskluzivisht nga shoqëria Digitalb.
Jo vetëm kaq, por Tibo nuk është ndalur as me piratimin e kanaleve Big Brother VIP, Abissnet Kategoria Superiore dhe shumë eventeve te tjera.

Prej disa vitesh TIBO shet abonime në Shqiperi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shumicën e rasteve pa bërë deklarime në organet tatimore dhe me çmime të padeklaruara në organet kompetente, duke shkaktuar evazion fiscal. Kjo e e faktuar dhe e raportuar nga Platforma Digitalb në organet kompetente si AMA dhe Hetimi Tatimor.
Tregtimi i produkteve nga ky operator në shumë raste kryhet me fatura tatimore jo në përputhje me legjislacionin tatimor duke tregtuar produktet jashtë çdo standarti dhe garancie për konsumatorin, por mbi të gjitha duke kryer evazion fiscal, pasi nuk deklarohen shitjet reale.
Eshtë e vërtetuar në shumë raste se ky operator i tregton produktet e veta me copa letrash të printuara, cikurse jeni duke e parë një të tillë në ekran, duke mos paguar as palët nga të cilat vjedh produktin televiziv.
Dhe natyrshëm lind pyetja: Me c’të drejtë ky operator piraton kanale televizive për të cilat shoqëri të tjera serioze dhe tatimpagues të mëdhenj paguajnë miliona euro për sigurimin e të drejtave televizive? Sipas legjislacionit ne fuqi,
Ligji me numër 97 i vitit 2013 për Median Audiovizive në Republikën e Shqipërise, këtij operatori duhej ti ishte hequr licensa prej kohësh për këtë shkelje të përsëritur dhe të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore prej më shumë se 6 muajsh.
Aq më tepër që Administratori i TIBO Adnand Mahmuti me publikimet e tij në rrjetet sociale personale dhe të kësaj shoqërie here pas here përligj këtë aktivitet kriminal, duke shpifur në lidhje me aktivitetin tregtar të shoqërive, të cilat ai përditë po i piraton dhe dëmton ekonomikisht.

Eshtë përgjegjësi e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese si Organet Tatimore dhe Policia e Shtetit mbrojtja e operatorëve televizive nga pirateria, e cila përveçse dëmton seriozisht aktivitetin tregtar të ligjshëm të tyre, dëmton rëndë edhe Buxhetin e Shtetit.