Dosja e SPAK me provat kundër grupit “Bajri” të cilët janë të akuzuar Prokuroria e Posaçme për planifikimin e vrasjes së Aleksandër Prendit, ka zbardhur detaje të reja rreth personave të përfshirë.

Fotot në dosje të siguruar nga disa telefona celularë kanë zbuluar pamje të disa personave duke gjuajtur me armë zjarri, arsenale armësh si dhe tufa të mëdha parash, konkretisht kartëmonedha 50 dhe 20 euroshe.

Izmir Sakicaj, një nga të pandehurit e dërguar në gjyq nga SPAK, shfaqet në disa nga fotot duke përdorur armë zjarri apo edhe duke treguar ‘arsenalin’ e tij të armëve. Pasioni i Sakicajt për armët dhe qitjet e tij të shpeshta në natyrë janë konfirmuar nga pamje të siguruar nga këqyrja e telefonit të tij celular.

Në disa foto të tjera, Izmir Sakicaj vërehet duke ekspozuar tufa të mëdha parash.

Një tjetër person në fotot e dosjes së SPAK është, Samuel Troshani, i cili po ashtu në disa momente shfaqet duke bërë qitje. Nga pamjet ky i fundit duket se është u shoqëruar edhe nga një femër e paidentifikuar.