Kreshnik Mujeci, i cili u ekzekutua sot në Lezhë teksa po lëvizte me makinën e tij tip “Audi” së bashku me bashkëshorten, nuk është emër i panjohur për autoritetet.
Në vitin 2017, ai u arrestua së bashku me të vëllain, Lin Mujeci, për vrasjen e 47-vjeçarit Genci Mëhillaj.
Ngjarja në atë kohë ndodhi në fshatin Mali i Jushit, në Shkodër, dhe erdhi si pasojë e një konflikti mes palëve disa ditë para krimit në fshatin Torovicë.
Nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atë të gati 10 viteve më parë, por pritet një njoftim nga autoritetet pas zbardhjes së plotë të rrethanave.