Një ish-kandidat për deputet u vra sot në Shëngjin. Ardian Nikulaj, biznesmen i njohur në Lezhë dhe pronar i disa lokaleve u qëllua me armë zjarri në një lokal në pronësi të tij në hyrje të Shëngjinit.

Nikulaj ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për rastin, ndërsa po merr nën mbikqyrje administrimin e kamerave rreth zonës.