Ky është Afrim Bunjaku, polici i cili mbeti i vrarë pas sulmit në Leposaviç, ku persona të armatosur dhe të maskuar kanë bllokuar rrugën me dy kamionë dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë.

Policia e Kosovës ka sqaruar me detaje si ndodhi sulmi me armë në Veri. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 minuta të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut, ku ata ishin duke kryer detyrat për të garantuar sigurinë.
“Njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar”, thuhet në njoftim.
Sapo njësitë policore kanë mbërritur aty kanë hasur në rezistencë ku janë gjuajtur edhe me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë, ku njëri prej tyre humbi jetën.