Një aksident i rëndë gjatë ditës së djeshme në Rrugën e Kavajës rrezikoi jetën e çiftit të bashkëshortëve Arjan dhe Vilma Konomi, bashkë me foshnjën e tyre 3 muajshe.
Një makinë luksoze ‘G Class’ e cila drejtohej nga Ajas Sulejmani nën efektin e lëndëve narkotike përplasi çiftin dhe foshnjën teksa po kalonin në vijat e bardha.
Ndërkohë për ngjarjen ka shkruar në Instagram edhe kushëriri i çiftit, e duke shprehur se kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë për ndërgjegjësim.
“Një familje si duhet të jenë gjithë familjet shqiptare në punë të vetë dhe me gëzimin e jetës së tyre vajzën vetëm 3 muajshe, Arjani kushëriri im që pësoi një aksident të tmerrshëm. Lutemi për të dhe Vilmën të rikuperohen shpejt. Duhet të ndërgjegjësohemi, një ditë do na vijë radha”, shkruan ai në Instagram.
Arjani dhe Vilma ishin bërë prindër pas 20 vitesh martesë me foshnjën e tyre tre muajsh, teksa gruaja punon mjeke, ndërsa burri punon në Ministrinë e Arsimit. Shoferi qe aksidentoi familjen Konomi u arrestua dy orë më vonë pas ngjarjes, ndërsa u kap në një spital privat.