Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.3 në Tiranë, ku efektivi i policisë Çaush Saliasi humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga kolegu i tij.
Mësohet se 55-vjeçari u qëllua 6 herë me armë zjarri nga është kolegu i tij, Ludjan Zaimi 25-vjeç, dhe gjithçka nuk ka ndodhur nga një konflikt i çastit, por ishte pasojë e sherreve të vazhdueshme që autori ka pasur me viktimën.
Gjatë kohës që ishin në shërbim bashkë, të dy kolegët ngacmonin njëri-tjetrin duke bërë shaka, por gjithçka ka marrë një rrjedh ndryshe mbrëmjen e djeshme dhe gjërat janë kthyer në personale.
Pas sherrit, mësohet se Ludjan Zaimi i ka shkuar pranë Çaushit duke e pyetur “Si do e lëmë bashkë?”. Në momentin që 55-vjeçari është ngritur, i riu ka shkrehur armën ndaj tij duke e lënë të vdekur.
Viktima i është drejtuar edhe me terma fyes autorit duke i thënë se “Ti je qorr”, apo fjalë të tjera ofenduese. Pasi ka hyrë në komisariat, mësohet se autori 25-vjeçar, u është drejtuar edhe policëve të tjerë të sallë duke thënë “Ulni kokat ju” dhe më pas ka shkrehur armën drejt 55-vjeçarit.