
Pasi ndërtoi një kompleks me vlerë 20 milionë euro, dhëndëri i Sali Berishës, Jamabër Malltezi ka menduar sesi të mbajtur trupin e tij në formë. Vitet e ndërtimit të kompleksit prej 17 pallatësh, duket se e kanë ezauruar Abin (siç ka qejf ta thërrasin Jamarbërin) dhe për këtë arsye vendosi të hapë një palestër moderne.
Bëhet fjalë për palestrën “Magnet Gym&Fit”, të hapur pikërisht në një nga pallatet që ka ndërtuar Jamarbër Malltezi. Dhëndëri i Berishës i ka vënë emrin “Magnet”, njësoj siç quhet edhe ky kompleks 20 milionë eurosh. Gazeta SHQIP ka denoncuar me dokumenta, sesi Jamarbër Malltezi u shtua si aksioner në kompaninë e ndërtimit “Homeplane” me 35 %, por pa e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Duke qënë aksioner në “Homeplane”, kjo kompani aplikon për leje ndërtimi të një kompleksi prej 17 pallatesh në zonën e ish klubit Partizani, tek 21-Dhjetori. Vetëm pas 5 vitesh, kur kompleksi kishte mbaruar së ndërtuari, Malltezi regjistron kontratën e tij të vitit 2014.
Dhe gjatë kohës që po ndërtonte kompleksin, Malltezi hap këtë palestër. Në dokumentat e depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kjo palestër është hapur në vitin 2017, në kompleksin Magnet dhe Malltezi zotëron 60% të aksioneve.
Nëse shikon edhe pamjet e ofruara në rrjetet sociale, kjo palestër është një investim modern, që rallë gjendet në Tiranë. Dhëndëri i Berishës, nxjerr shpesh video dhe foto nga ambjentet e palestrës, duke shtrënguar hekurat, për të formuar një trup muskuloz.
Nuk është aspak për të qeshur në fakt kur e mendon, se të vetmin hall që ka familja Berisha, është sesi të palestrohet, pas një mbingarkese financiare prej 8 vitesh në pushtet.