Dalin pamjet nga rrëmbimi i 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili më pas u ekzekutua dhe u hodh në liqenin e Shkopetit.
Mjeti i bardhë që shihni në video, është makina me qira e përdorur nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Dobra në Mat. Këto pamje janë nga momenti kur autorët e vrasjes, dyshohet të kenë ndjekur të riun nga Mati, të cilin më pas e rrëmbyen dhe e torturuan deri në vdekje.
Mjeti i marrë me qira fillimisht shihet teksa ndjek një mjet, i cili dyshohet të jetë i të riut Dobra.
Autorët e dyshuar, tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja, e kanë ndjekur të riun për 3 ditë më radhe në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e morën peng dhe pasi e mbytën me litar e hodhën në Liqenin e Shkopetit.
Më pas në video, dallohet momenti kur autorët me mjetin e bardhë largohen pasi kanë rrëmbyer të riun nga Mati. Ata kanë përdorur një mjet të marrë me qira, ndërsa në video dallohen teksa largohen me shpejtësi.
