Ka pasur një hap pozitiv në negociatat për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, ku LSDM e Zoran Zaevit dhe BDI e Ali Ahmetit kanë rëndë dakord për programin qeverisës, ndarsa tani ka nisur ndarja e posteve.


Një zyrtar i BDI-së i tha Shqip, që ka pasur përparime, por duke qenë se ishin në zhvillim e sipër, u tregua i kujdeshshëm që të tregojë detaje të programit qeverisës, ngaqë bisedimet janë ende në zhvillim.


Një ditë më parë, LSDM e Zaevit ka kundërshtuar zërat e dalë në opinion sipas të cilave është arritur një marrëveshje për kryeministër me rrotacion, pra 3 vjet Zaev e një vjet kandidati shqiptar.


Siç duket është arritur një marrëveshje që BDI do të tërhiqet nga kërkesa e kryeministrit shqiptar, duke marrë diçka tjetër: njëri variant është Presidenti shqiptar pas 3 vitesh dhe një tjetër variant është krtebashkiaku i Shkupit Shqiptar pas një viti.


Për këtë çështje nuk ka pasur ende negociatat nga nivelet e dyta, por kjo do t’i lihet bisedës ndërmjet Zaevit dhe Ali Ahmetit, ditën e nesërme.


Ndërkaq, kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili është edhe drejtues i Aleancës Shqiptare të Zijadin Selës, ka bërë të ditur se kjo forcë do të qëndrojë në opozitë, duke nënkuptuar një marrëdhënie me mazhorancën e Zaevit për reforma kushtetuese që do të përmirësonin pozitën e shqiptarëve.


Taravari theksoi se Aleanca do të jetë një opozitë e BDI-së, të cilës do t’i kërkojë plotësimin e premtimeve elektorale, pikë së pari atë të kryeministrit shqiptar.


©Copyright Gazeta Shqip


Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.