Detaje të reja janë zbardhur nga mega-operacioni ku u sekuestruan 10 mijë doza ekstazi, dhe ranë në pranga pesë persona, mes të cilëve edhe një vajzë.

Në dosjen e siguruar nga mediat bëhet me dije se trafikantët duke shfrytëzuar pikun e sezonit turistik, i kanë kaluar dërgesat nëpërmjet linjave të transportit të udhëtarëve me autobus Prishtinë-Tiranë.

Ndërkohë pasi dërgesa mbërrinte në Durrës, i transportonin me makina të marra me qira në Tiranë, por edhe në qytete të tjera bregdetare.

Nga ky operacioni ku u kapën 10 mijë doza ekstazi u arrestuan Mithat Ramadani; Besnik Mujeci; Kalem Picari; Ambra Myftari si dhe Daniel Avdija.

“Për arritjen e marrëveshjeve shpërndarësit e drogërave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie si kapar, madje edhe lënien e automjeteve apo edhe të personave si kolateral. Ndërsa vendet e shkëmbimeve i lenin në vende publike më shumë qarkullim njerëzish”, thuhet në dosje.