Opozita parlamentare ka vendosur si kusht ndryshimin e sistemit dhe për këtë propozuar aplikimin e listave të hapura. Deputetët e opozitës së re firmosën dhe kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar një sistem proporcional rajonal me prag 5% dhe me lista të hapura. Nisma e propozuar nga opozita e re është kundërshtuar menjëherë nga ana e Partisë Demokratike, duke paralajmëruar se prapa kësaj fshihet diçka e errët.


Nën kryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Politik aludon se këto janë përpjekje të nxituara se maxhoranca më në fund ka treguar qëllimin e saj. Në një reagim në Facebook, Paloka shprehet se PS nuk e ka hallin tek listat e hapura, por meraku i Ramës është ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.


Më tej numri zyrtari i PD shkruan se “sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës”.


“E nxorën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore. I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Balla-opozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor. Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike”, shkruan Paloka.


Edhe ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj me anë të një statusi, i cilëson këto si përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të penguar daljen e opozitës së bashkuar në zgjedhje.


“Kufoma politike me emrin Edi Rama e nxorri kokën më në fund Fundin e ka të sigurt: humbje politike dhe ndëshkim ligjor për atë çka i ka bërë këtij vendi dhe shqiptarëve! Fillimisht deshi t’i vidhte zgjedhjet me njerëzit e shtetit që i ka te punësuar, duke i shitur si “komisionëre të depolitizuar”. I ngeci sharra ne gozhdë! Tashmë po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë Opozitën të paraqitet e bashkuar! Kërkon të ndryshojë Kushtetutën për të hequr koalicionet! Nuk thotë kot populli: qenit kur i vjen ngordhja, shkon e …. në derë të xhamisë!”, shkruan Alibeaj.