Elbasani ka disa kohë që vazhdon përplasjen mes grupeve kriminale, sa ka arrit deri në atë pikë që të rinjtë e qytetit janë me njërin ose me tjetrin grup! Në Elbasan prej shumë vitesh dyshohet se kanë funksionuar tre grupe të mëdha!


Grupi i Çapajve, Çelaj bashkë me Sanxhaktarin dhe grupi që ka lidhje me çamët (këta të fundit janë në qetësi)! Pjesë të këtyre grupeve (anëtare) kanë qenë ose janë përdorur në forma të ndryshme edhe këta si Endrit e Erjon Alibeaj, Talo Çelaj, Elvis Bardhi, Ervis Dakovic, Nuredin Dumani, Elvis Korcari, Xhuljano Hoxha, Euglen Halili, etj etj!


Duke qenë se janë përdorur në ngjarje të ndryshme dhe kanë punuar në shpërndarjen e drogave nga këto tre grupe kanë përfituar shumae të mëdha dhe kanë fituar zemër e janë veçuar duke dalë të punojnë vet (për vete)! Por biznesi ka risk dhe këtu kanë filluar përplasjen mes tyre për parat e papaguara të drogës, zonat e influencës, trafiqet e drogës (Belgjikë, Itali, Holandë, Angli e një sasi të kapur në Rumani), thashetheme lokale dhe konflikte biznesi si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë ku disa janë vrarë!


Mes personave që tashme janë fuqizuar dhe përplasur me Alibeajt e vëllezërve Çopaj janë edhe dy persona që jetojnë në Dubai (M.T. dhe M.T.) njohje me Eldi Dizdarin e lushnjarin biznesmen, etj!


Si përfundim këta tashmë po vriten me njëri-tjetrin për zonat, për tradhti, për hakmarrje, për mos pagim borxhi, për drogë, për ofendime, etj dhe grupi çamëve vetëm vëzhgon (heshtje)!


Në 2019 ne Elbasan janë regjistruar 14 vrasje dhe 2020 deri tani 6 vrasje me 21 të dyshuar e disa të arrestuar po mes këtyre grupeve pjellë e tre grupeve të mëdha!


Sanxhaktari çuditërisht arrestohet pasi ikën vjehrri nga Bashkia se deri tani nuk arrestohej se thuajse të gjithë drejtues të prokurorisë, drejtorët e policisë e shefat e komisariatit emëroheshin në Elbasan me miratimin e Qazim Sejdinit! Ata që tentonin ta shoqëronin e arrestonin Sanxhaktarin shkarkoheshin ose transferoheshin nga detyra (rasti i zv drejtorit te policise Sh.Pepkolaj) etj!


Sanxhaktari para arrestimit dhe pas rënies nga pushteti të vjehrrit të tij, është larguar me ceremoni nga grupi duke pas edhe një përplasje me grupin e Çelajve dhe tashmë po tentohet të rehabilitohet nga përdorimi i lëndës narkotike!


Dyshoj se saga e vrasjeve fatkeqësisht do të vazhdoje pasi ato po kryhen nga djem të ri në moshe dhe përdorues të lëndëve narkotike, para çdo vrasje bëhen dru me lëndë narkotike dhe në vende të hapura (këto të rrëfyera edhe nga të penduarit)!


Për atentatin në Lezhe ndaj Aleks Dodes i njohur si “Leksi Druve” mes problemeve në Itali që ka pas dikur dyshohet edhe përplasja fizike (debate e ofendime e sharje) para një muaj me një ish-deputet dhe një personazh të zonës që ka dal në shumë ngjarje kriminale! Si pasojë e këtij sherri është tentuar te vritet! Uroj që kjo histori të mbyllet me kaq!


Në Vlorë vritet një djale i ri i sapo ardhur nga Italia! Mes tjerash dyshohet se ka qene pjese e grupit të “faqedjegurit” të vrarë Edison Harizaj që njihet si nipi i Viktor Ymerit i dënuar me burgim të përjetshëm, por që u lirua nga Gjykata për procedurë si të fortët e tjerë!


Atentati ndaj Durim Bamit është në vazhdën e larjeve te hesapeve mes tyre! Mes porositësve dhe ekzekutorëve dhe frikës së hakmarrjeve për vrasjet e shokëve te tyre!


Flamur Vezaj, gazetar kronike. Shkrimi i marrë nga postimi i tij në Facebook