Prej shumë vitesh, jo vetëm aktorët e rinj politikë që tentojnë të hyjnë në fushë në Shqipëri, pore dhe mjaft emra të rëndësishëm mediatikë, tentojnë të luajnë me armë populiste.
Që do të thotë se nuk përdorin qasje logjike apo analitike, argumente dhe arsye, por meme dhe batuta për të fituar popullaritet. Gjegjësisht viralitet. Duhet thënë, pasi ka prova për këtë në daljet, intervistat apo edhe videot në rrjetet e tij sociale, Arlind Qori, ka një rrugë krejt të ndryshme.
Rasti i odisesë politike të Adriatik Lapajt për zgjedhjet e 11 majit, do të ishte harruar pas certefikimit të rezultatit zyrtar.
Si një aventurë verore e ca personazheve që e mbushën listën e deputetëve me teze, daja, gra, xhaxallarë, vëllezër e kushërinj, duke preemtuar se do të rrëzonin kastën e vjetër. Publiku përgjithësisht e kishte lënë mënjanë këtë histori çapaçulësh, pasi realisht davaja politike e kësaj “përpjekje të madhe” kishte mbaruar.
Por gjithçka ndryshoi kur media të rëndësishme të Greqisë, e konsideruan deputeten e Adriatik Lapajt, e cila është një familjae e tij, si një përfaqësuese e Vorio Epirit.
Sado që mund të duket si budallallëk apo provokacion, gazeta greke kishte përmendur një biografi familjare me emra dhe data të afërsisë së deputetes së re me “Vorio Epirin.
Pasi doli ky shkrim, Endrit Shabani, publikoi një reel sarkastik në faqet e tij sociale. Nxori një personazh memesh nga rrugët e Yzberishtit, ku thotë: Pu to kseris?
Një reagim dukshëm cinik ndaj Adriatik Lapajt, por me satirë e jo me të shara. Por ç’mdodhi? Adriatik Lapaj, doli në media, duke trashur zullumin, ku justifikoi emërimin e tezes së tij si një “manovër kundër sistemit dhe tradhëtarit Endrit Shabani”.
Një manovër tipike berishjane, që publiku e ka marrë me garuzhde këto 34 vjet. Së pari, Adriatik Lapaj do të duhej të jepte një qëndrim për atë çfarë shkruan mediat greke. Nuk ka asnjë problem nëse Ana Dajko është minoritare apo “homogjene”, pra ka marrë dokumentet greke siç kanë bërë shumë qytetarë të Shqipërisë. Thjesht, votuesit e Lapajt, por edhe qytetarët e tjerë, e kanë të drejtën të dëgjojnë një shpjegim normal. Kasta e vjetër politike në Shqipëri përdor një kundër akuzë për të mbrojtur akuzat ndaj tij, përdor një sharje kundrejt një kritike, përdor një linçim, kundrejt një vërejtje.
Lapaj, nuk dha asnjë shpjegim për këtë rihapje të çështje Lapaj nga një media greke, e cila konsiderohet si mjaft e afërt me shërbimet inteligjente apo qarqet nacinaliste të vendit fqinj.
Trajtimi si “pa të keq” është thjeshte një klonim i asaj çfarë Sali Berisha, Edi Rama apo kolegët e tyre i bëjnë akuzave të kundërshtarëve. Ku një sulm po nuk të vrau të forcon. Kurse Lapajn, pore dhe kolegun e tij Shabani, jo thjeshte e kanë vrarë, por varrosur më 11 maj, edhe pse ka marrë një numër të madh votash që duhet t’i shohë në ëndër. E kanë vrarë tezet e dajat, që pasi i bënë hasha, nda dalin si pakicë kombëtare.