Para pak ditësh, mjaft media të lidhura me opozitën u dhanë zë protestave të zhvilluara në Bullgari. Të cilat, edhe pse me mbështetje politike, bazë kishin organizatat sindikale dhe në thelb kontestonin buxhetin e vitit të ardhshëm.

Pasi ligji i buxhetit është baza e në përballje politike në vend. SHBA pati një betejë të egër për buxhetin çka shkaktoi edhe mbylljen e e zyrave federale, ndërsa në Francë u ndërruan dy qeveri. Në i tali, gjithashtu pati një përplasje fataje që shkatkoi humbjen e mazhorancës në dy rajone të rëndësishme të jugut si Campagnia dhe Puglia.

Buxheti është realisht beteja politike kryesore, pasi janë paratë publike që merren nga taksapaguesit dhe shpenzohen.

Qeveria e Edi Ramës ka luajtur fort me këtë kart duke u përqendruar tek pensionet dhe rritjet e pagave, ndërkohë që opozita nuk bëri fae betejë. E vetmja që pati një diskurs edhe professional në këtë fushë ishte Jorida Tabaku, e cila u përplas me ministrin e Financave edhe për Paqen Fiskale.

Një tjetër nyje ku mund të kishte shpërthyer ferri. Gjithsesi qeveria e solli buxhetin 9 miliardë euro në Kuvend, duke bërë të mundur të mbajë një unitet politik brenda radhëve të saj, përveç disa problemeve.Kurse opozita nuk ka sjellë në muajin e buxhetit asnjë vizion të saj se si e shkon ajo taksimin, pra marrjen e të ardhurave dhe shpenzimet e parasë publike. Dhe këtë nuk e ka bërë vetëm PD-ja e Sali Berishës, e cila ka 13 vjet që s’e vret fare për të treguar i denë e saj për buxhetin, por as partitë e reja të cilat u votuan pikërisht për të qenë një panoramë ndryshe e realitetit opozitar.

I vetmi që ka bërë opozitë për buxhetin, natyrisht të ndarë në zërat për të cilat ka bërë gjithmonë betejë është Erion Braçe i cili është deputet socialist, pjesëtar i mazhorancës, e ky qëndrim i shkakton kosto politike. Por Braçe siç duket nuk preferon të ndryshojë qëndrim prej asaj që mendon.

Po opozita çfarë mendimi ka për buxhetin, për ta rritur, për të bërë pensionet më të mëdha, për të rritur pagën, për të balancuar taksat e sistemuar mënyrën e ndëshkimit fiskal. Pas ca kohësh ndodhta do të flasë, kryesisht në kontestim, duke marrë të gatshme i detë që vijnë nga rrjetet. Por deri më sot as e ka çarë kohën që të shqetësohet. Ndaj edhe për këtë kjo opozitë nuk votohet, shumë e thjeshtë.