Saliu e dinte që rezultati i fakt nga rinumërimi i kutive të votimit të zgjedhjeve të majit nuk e ndryshonte dot rezultatin, por brenda psikologjisë së tij mund ta krijonte ndërrimin e fletëve të votimit.

Kurse Partia Socialiste çoi në rinumërimin e kutive investigues dhe numërues të paanshëm dhe e gjithë gënjeshtra e Saliut po rrëzohet. Por çfarë tha Saliu? Si gjithmonë brenda karakterit të tij ai tha se rinumërimin nuk e kishte kërkuar ai por disa kandidatë zgjedhorë që kishin shpresë të fitonin.

Por, në fakt, dihet saktë se gjithçka ishte e mbështetur te një kërkesë e opozitës. Por… Nga rinumërimi deri tani nuk ka asgjë në lidhje me ndonjë manipulim zgjedhor të dyshuar.

Çarë do të bëjë Saliu pasi të mbarojë rinumërimi?

Asgjë nuk do të bëjë, sepse ai do të vijojë të thotë që atij i kanë manipuluar kutitë e votimit. Por dihet se, e gjithë kjo tjerrje pa vlerë faktike bëhet arbitrarisht nga Saliu që ai të mos japë dorëheqjen si kryetar partie, sigurisht duke respektuar statutin e Partisë Demokratike.

Po Partia Demokratike çfarë do bëjë? Asgjë dhe prandaj do të vijojë humbjen edhe në zgjedhjet e radhës që do të vinë, sepse Saliu nuk ka më vota në elektoratin e Shqipërisë.

Kurse Saliu si ngaherë po thotë: Humbja që solli humbjen time asgjë nuk më bën dot, sepse unë me humbjen e partisë dua që, si kryetar i saj, të vijoj të mbrohem përpara procesit penal që SPAK ka çelur kundër meje. Prisni dhe shikoni.