Mark Nika, figura e të cilit është e njohur në Shqipëri prej më shumë se një dekadë e gjysmë për luftën stoike për drejtësi në Shqipëri, dje shkoi në Parlament. Ai takoi kreun e grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Ballën, duke shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me zvarritjen e hapjes së dosjes së 21 janarit nga SPAK.
Komentet mbi këtë ngjarjen ishin kundërthënëse, njëra palë e quante si lëvije e dirigjuar politikisht nga Partia Socialiste, e të tjerë ishin pesimistë se Parlamenti mund të ndikojë në këtë çështje. Pasi sipas tyre mund të bëhet një rezolutë, efekti i së cilës do të humbë menjëherë ditën tjetër në sirtaret kalendikë të Parlamentit. Ndërkaq, duket se se gjithmonë deri më sot, Mark Nika e ka më të qartë situatën në kokën e tij, e natyrisht i di më mirë se kushdo mekanizmat e duhura që mund të lëvizen.
“21 janari” është ngjarja më e ditur në publikun shqiptar, thuajse të gjithë dijnë gati 90 të asaj që ka ndodhur në skenë dhe në prapaskenë. Siç e di se vrasjet i bëri shteti me uniformë, vetëm se zyrtarët e shtetit e mohuan, tentuan ta mbulojnë, zhdukin provat dhe pengimin e drejtësë. Që nddhi duke përdorur të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Por shkolla më e lartë e gjyqësorit të Europës, përkatësisht që është një lloj gjykata supreme edhe për Shëinë-Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut, me një “Vulë të Thatë” dha verdiktin e 21 janarit 2011: “Është krim shtetëror! Me një fjalë janë përcaktuar fajtorët, vetëm se i ka kërkuar drejtësisë shiptare të bëjë ndarjen proceduriale të procedurave, sipas kodeve përkatës, atë të procedurës penale dhe kodit penal.
Gjykata e Lartë, e vënë në lëvizje po nga Mark Nika, nxori një vendim referuar Gjykatës së Strasbrgut, duke i kërkuar SPAK-ut që të merret me këtë çështje. Madje, duke ja sqaruar fije e për pe me vendim e disztv argumentues. SPAK ka nisur veprimet, por deri tani nuk kemi një dorëzim të dosjes në gjykatë. Mark Nika, i cili me një stoicizëm të pash, i vetëm ka kryer një betejë epike për drejtësi për 16 vjet, ka shkuar dje në Kuvend. Duke i kërkuar institucionit që përfaqëson sovranin se i takon atij të lëvizë gurët e ngecur.
Parlamenti mund të bëjë gjithçka nëse ka vullnet, pas ky institucion bën që nga ligjet e zgjedh presdent, qeveri e të gjithë njerëzit që drejtojnë gjyqësrorin. Fundja po nuk bëri dot gjë Kuvendi, atëherë përs është zgjedhur? Kjo shumicë, në pjesën më të madhe të arsyeve ka marrë votat pikërisht për të dërguar para drejtësisë ata që vranë më 21 janar. Përndryshe, më mirë kishin votuar për palën përballë, së paku ata janë të qartë se kush vrau më 21 janar. Këtë Sali Berisha dhe njerëzit e tij e përsërisin vazhhdimisht: ka vrarë Edi Rama në mënyrë indirekte duke i çuar përpara kryeministrisë…
